Vrau me thikë bashkëshorten në Greqi, dënohet me burg përjetë shqiptari

Shqiptari Eduard Danaj, është dënuar me burgim të përjetshëm nga autoritetet gjyqësore greke, pasi vrau me thikë bashkëshorten në Greqi.
Ai u shpall fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Enkelejda Danaj, ngjarje e ndodhur më 16 maj 2024 në kryeqytetin grek.
Sipas vendimit të gjykatës, 50-vjeçari kishte vepruar me paramendim dhe nën ndikimin e motiveve të xhelozisë. Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ishte larguar nga vendngjarja dhe kishte qëndruar në një hotel, ku më pas u arrestua nga policia.
‘Akti i vrasjes është një akt mizor. Kemi një thikë të ngulur në stomakun e viktimës. I pandehuri është një njeri i dhunshëm, ai as nuk i mbante mend datat e lindjes së fëmijëve të tij, gjë që është e pakonceptueshme. Ai konsumoi alkool pas veprimeve të tij dhe më pas mori një taksi dhe shkoi në një hotel’, tha kryetari i gjykatës.
Sipas mediave greke, gjykata, përveç dënimit me burgim të përjetshëm, e gjobiti Danajn edhe me 5 mijë euro për mbajtje të një arme pa leje.
Sipas dosjes së çështjes, gjithçka filloi më 16 maj 2024 kur ndërtuesi 52-vjeçar mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite. Në atë kohë, gruaja ishte duke shkuar në punë. Më pas, 52-vjeçari e sulmoi atë dhe e goditi me thikë më shumë se 14 herë, duke bërë që 40- vjeçarja të humb jetën.