E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau portugezin në Ksamil/ Arrestohet autori i dyshuar i krimit, i fshehur në bagazhin e një makine

FIER- Arrestohet 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i dyshuar për vrasjen e portugezit në Ksamil.

Ai u arrestua në Levan të Fierit, i fshehur në bagazhin e një makine. I riu portugez u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15 në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil.

Sipas të dhënave, 20-vjeçari është goditur disa herë me thikë dhe shkak dyshohet të jetë bërë një vajzë.

Sokrat Vata nga Hasi rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli.

Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›