E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vriten me armë zjarri dy të rinj në Durrës

TIRANË, 22 tetor /ATSH/ Dy të rinj janë vrarë me armë zjarri pak pas mesnate në Durrës.

Policia njoftoi sot se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45 në Manzë, pranë një karburanti, ku pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manzë.

“Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manzë ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.”, njoftoi Policia.

Policia bëri të ditur se po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

/m.q/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›