E Diel, 1 Nëntor 2026

Vritet me armë 45-vjeçari në Mirditë

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mëngjesin e kësaj të hëne Mirditën.

Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps–Spaç, është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij një 45-vjeçar, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Viktima është gjetur pa shenja jete në një automjet tip Toyota Yarsis me të cilin po udhëtonte.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. Ende nuk dihet asgjë mbi motivet e ngjarjes./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›