Vritet me thikë 65-vjeçari/ Klos, u gjet i pajetë afër pronës së tij (EMRI)

Gjendet një person i pajetë afër pronës së tij në fshatin Xibër të Klosit. Viktima është 65 vjeç dhe sipas kqyrjes paraprake ka dëmtime në trup.
ABC News mëson se viktima është identifikuar si Selim Velsula.
Sula ka marrë plagë me thikë dhe po hetohet për një ngjarje të mundshme kriminale.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al