E Martë, 3 Nëntor 2026

Vritet shqiptari në burgun grek, gazetari: Xhuljano Halili nuk është vrasësi, ishin miq

Gazetari Shpëtim Zinxhiria ka hedhur poshtë informacionet e deritanishme mbi vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Alfons Ndoci, në burgun e Koridhalos në Greqi.

Ngjarjen e mori përsipër 41-vjeçari Xhuliano Halili, por Zinxhiria deklaroi në emisionin “Jetë Shqiptare” se nuk është ai autori i vrasjes së 35-vjeçarit.

Në një lidhje me Skype, gazetari tha se Ndoci dhe Halili ishin miq. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh, ndërsa godina e burgut ku ndodhej në izolim shqiptari, akomodon persona që kanë kryer vepra të rënda penale.

“Është një burg famëkeq ndërtuar në vitet 1950-1960 dhe vrasja nuk është kryer nga personi që akuzohet, sipas informacionit që kam marrë nga shqiptarët e dënuar në këtë burg. Ky person që akuzohet e ka marrë përsipër këtë vepër, por nuk e ka kryer ky. Godina T që quhet, akomodon persona që kanë kryer vepra penale të rënda. Kjo vrasje ka të bëjë me larje hesapesh”, tha ai.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›