Vuçiç: Të hapet urgjentisht çështja e pronave serbe në Kosovë
Gjatë një konference për mediat kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se çështja e pronave serbe në Kosovë duhet të hapet në kuadër të dialogut me Prishtinën. Vuçiç ka theksuar se Serbia ka insistuar në hapjen e çështjes së pronave sa më shpejt, pasi siç thot ai nuk duhet lejuar që autoritetet e Prishtinës të flasin për këtë temë pasi ti kenë përvetësuar ato.
Serbia dhe Kosova janë përplasur fortë ditët e fundit në lidhje me kalimin e kombinatit të Trepçës në pronësi të qeverisë në Prishtinë. Megjithatë, siç raportojnë mediat kosovare qeveria e Kosovës u tërhoq dje nga vendimi për “Trepçën” pas presionit të vazhdueshëm të bërë nga Beogradi.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
