E Diel, 1 Nëntor 2026

“Wall Street Journal se ka idenë se çfarë mendoj”, Trump mohon planet për sulm ndaj Iranit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka mohuar shkrimin e “Wall Street Journal”, ku pretendohej se amerikanët kanë miratuar planin ushtarak ndaj Iranit.

Në një reagim në “Truth Social”, Trump thekson se “Wall Street Journal”, as nuk e ka idenë së çfarë mendon ai për Iranin.

“Wall Street Journal nuk ka asnjë ide çfarë mendoj për Iranin,” shkroi Trump.


“Wall Street Journal” shkruante se Trump kishte miratuar paraprakisht planet e ushtrisë amerikane për të goditur Teheranin, por nuk kishte dhënë ende urdhrin përfundimtar, pasi po pret të shohë nëse Irani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor, një skenar që Teherani e përjashton kategorikisht.

Gazeta sugjeron se kërcënimi i përfshirjes amerikane në sulmet e Izraelit ndaj Iranit mund të jetë një mjet presioni për të detyruar Teheranin të pranojë kushtet e Uashingtonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›