Wall Street pëson rënien më të madhe, Trump fajëson demokratët: Për shkak të tyre humbën edhe kursimet tuaja të pensio

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rënies së fortë të bursës në Wall Street, duke fajësuar demokratët për humbjet e regjistruara në tregjet financiare pas zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump deklaroi se tregu i aksioneve kishte përjetuar një nga ditët më të këqija në historinë e tij, duke ia atribuar këtë rezultatit zgjedhor. Ai paralajmëroi gjithashtu se rënia kishte prekur edhe kursimet e amerikanëve për pension.
“Bursa përjetoi një nga ditët më të këqija në histori, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Është e trishtueshme ta shohësh këtë! U desh shumë punë për ta çuar në një nivel që askush nuk e kishte parë më parë dhe pastaj ndodhi kjo. Prandaj, edhe llogaritë tuaja 401(k) kanë rënë”, shkroi presidenti amerikan.
Trump vijoi reagimin duke fajësuar demokratët për situatën, ndërsa u përpoq të qetësonte investitorët dhe qytetarët amerikanë.
“Mos kini frikë, megjithatë, sepse së shpejti, në një mënyrë ose në një tjetër, do të jemi më të mëdhenj dhe më të fortë se kurrë më parë”, shtoi ai.
Reagimi i Trump erdhi pasi Wall Street regjistroi rënien më të madhe ditore që prej prillit 2025. Indeksi S&P 500 ra me 4.36%, Dow Jones humbi 3.44%, ndërsa Nasdaq pësoi një rënie prej 5.52%.