“WhatsApp” akuzon qeverinë ruse për bllokimin e aplikacionit

KALIFORNI, 12 shkurt /ATSH-DPA/- Shërbimi i mesazheve “WhatsApp” akuzoi qeverinë ruse se po përpiqet ta “bllokojë plotësisht” aplikacionin.
“Përpjekja për të izoluar mbi 100 milionë njerëz nga komunikimi privat dhe i sigurt është një hap prapa dhe mund të çojë në më pak siguri për njerëzit në Rusi”, tha “WhatsApp”, i cili është në pronësi të “Meta Platforms”, në një postim në X.
“Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbajtur përdoruesit të lidhur”, kompania.
Qeveria ruse ka kohë që po kufizon gradualisht funksionalitetin e aplikacioneve ndërkombëtare të mesazheve.
Thirrjet në ‘WhatsApp” tashmë janë “kufizuar në lidhje” përmes rrjeteve private virtuale (VPN). Kufizimet kanë prekur edhe “Telegram” dhe shërbimin “iMessage” të “Apple”.
“WhatsApp” përdor enkriptim nga fillimi në fund, që do të thotë se vetëm përdoruesit që komunikojnë mund të lexojnë mesazhe në tekst të thjeshtë – jo vetë kompania.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, autoritetet kanë shtrënguar ndjeshëm kontrollet dhe censurën e internetit.
Ndërsa qasja në shërbimet e huaja është kufizuar, një shërbim mesazhesh vendas i njohur si “Max” është lançuar në Rusi.
Në një deklaratë, “WhatsApp” e përshkroi atë si një aplikacion mbikëqyrjeje në pronësi të shtetit drejt të cilit qeveria po kërkonte t’i nxiste përdoruesit. //a.i/