E Shtunë, 31 Tetor 2026

WikiLeaks, dokumente të reja për objektet e rëndësishme të SHBA-ve



Pas publikimit të një sërë dokumentesh të publikuara nga Wikileaks, dje është publikuar një telegram në të cilin rreshtohen një listë objektesh në botë, të cilat Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë si objekte me rëndësi jetësore për sigurinë kombëtare. Në listë përmenden qindra naftësjellës, rrjetë kabllorë nënujorë dhe fabrika në mbarë botën të cilat sipas vlerësimeve të diplomatëve amerikanë do t'i shkaktonin interesave amerikane dëme maksimale. Organizata ndërkombëtare joqeveritare e medias që boton në internet informata e dokumente që i ofrohen për publikim nga burime sekrete, po publikon që nga java e kaluar, përmbajtjen e rreth 250 mijë dokumenteve diplomatike të Departamentit amerikan të Shtetit. Ky telegram është ndoshta më i rëndësishmi që ka botuar Wikileaks deri tani.
Lista
Përkufizimi i sigurisë kombëtare amerikane nga kjo listë, thotë ai, është i gjerë dhe gjithëpërfshirës. Përveç objekteve strategjikë të infrastrukturës si rrjetet e komunikacionit, ato të furnizimit me naftë, lista përfshin mes të tjerave dhe një minierë kobalti në Kongo, një fabrikë për prodhimin e mjekimeve kundër helmimit të gjarpërinjve dhe një uzinë për prodhimin e insulinës në Danimarkë. Telegrami iu dërgua të gjithë misioneve diplomatike jashtë nga Departamenti i Shtetit në shkurt të vitit të shkuar. Atyre iu kërkua që të shënonin një listë me ato instalime, humbja e të cilëve do të ndikonte negativisht në shëndetin publik, sigurinë ekonomike apo atë kombëtare në SHBA.
Pasojat
Publikimi në faqen e internetit WikiLeaks i një sasie tjetër dokumentesh sekrete të qeverisë amerikane, ishte shokues për shumë ekspertë të fushës së sigurisë. Publikimet e mëparshme përmblidhnin raporte nga terreni të një rëndësie më të vogël nga luftimet në Irak dhe Afganistan. Disa analistë thonë se agjencitë qeveritare mund jenë treguar më të lirshme se sa duhet në ndarjen e dokumenteve. Për shumë njerëz, sikurse ligjvënësin britanik Malkolm Rifkin, habia e daljes së mijëra dokumenteve diplomatike amerikane nuk ishte vetëm tek përmbajtja, por edhe sa të shpërndara ishin ato mes qarqeve qeveritare. Analistët thonë se dalja e sekreteve nga Ë///ikiLeaks i ka burimet tek ndryshimet e bëra pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Analistët thonë se për nga vetë natyra, agjencitë e zbulimit janë sekrete dhe nuk u besojnë qarqeve të jashtme, kështu hapja e tyre ndaj njëra tjetrës ishte një detyrë shumë e vështirë.

Maqedoni
Kryeministri Gruevski: “Referendum për emrin”

Kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Nikola Gruevski ka deklaruar se në këtë vend do të zhvillohet referendum me të cilin do të sugjerohet emër tjetër për shtetin. Gruevski ka thënë për mediat serbe se “Maqedonia nuk dëshiron që të tërhiqet nga emri i saj”, ndërsa do të pranonte ofertën e presidentit serb për ndërmjetësim mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por, ai ka thënë se nuk dëshiron ta përziejë qëndrimin e Serbisë ndaj kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë si dhe qëndrimin e Maqedonisë ndaj raporteve Beograd-Prishtinë. Sipas kreut të ekzekutivit, kjo do të ishte mënyra e vetme për të tejkaluar këtë problem.

Gjenevë
Takim dyditor i Iranit me ndërkombëtarët

Një takim i cili do të zhvillohet edhe ditën e sotme ka nisur dje në Gjenevë, mes Iranit dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermnisë. Tema kryesore ishte programi bërthamor i Iranit. Bisedimet u zhvilluan vetëm një ditë pasi Irani njoftoi se kishte prodhuar porcionin e parë të uraniumit të nxjerrë në vend për pasurim. Delegacionin perëndimor e udhëheq shefja e BE-së për Politikë të Jashtme, Kethrin Ashton, kurse atë iranian, kryenegociatori Saed Jalili. Katër raunde sanksionesh të OKB-së janë drejtuar ndaj programit bërthamor të Iranit. Deri tani, Irani nuk i është përmbajtur rezolutave të OKB-së.

Kore e Jugut
Fillon manovra ushtarake detare

Koreja e Jugut ka nisur një seri stërvitjesh të armatosura pavarësisht paralajmërimeve nga Veriu kundër kryerjes së tyre.
Stërvitjet po zhvillohen në brigjet lindore, perëndimore dhe jugore të Koresë së Jugut, ndërkohë që zona kufitare më e diskutuar është përjashtuar nga plani. Stërvitja vjen dy javë pasi Koreja e Veriut goditi me predha ishullin e Jugut, si kundërpërgjigje ndaj disa manovrave ushtarake të Seulit. Gjithashtu, qeveria e Penianit ka deklaruar se veprime të tilla mund të nxisin provokime që mund të shkojnë deri në zhvillimin e një lufte.

7 Dhjetor 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›