E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e Namazgjasë, Gjykata rrëzon kërkesën e ambientalistëve

TIRANE-Gjykata e Tiranës rrëzoi këtë të mërkurë kërkesë-padinë e ambientalistëve për ndalimin e ndërtimit të Xhamisë tek sheshi i Namazgjasë.

Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua gjyqi për vendosjen e masës së sigurisë së padisë ndaj vendimit për ndërtimin tek Namazgjaja.

Kjo në bazë të kërkesëpadisë të bërë nga Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA. Nëpërmjet kësaj kërkesëpadie u kërkuar Shfuqizimi i Vendimit NR.2. datë 29.0.2013 për miratimin e dhënies së “Lejes zhvillimore e komplekse për Xhaminë e Namazgjasë”, në kundërshtim me procedurat e parashikuara në ligj. Instituti i Çështjeve Kombëtare-INA kërkoi nga gjykata masë të përkohshme për sigurimin e padisë, ku të urdhërojë ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, ndalimin e prerjes së pemëve dhe zaptimin e trotuareve publikë nga subjektet e ndërtimit në kufijtë me këtë pronë deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, sepse vazhdimi i mëtejshëm i punimeve do ta bëjë të pamundur ekzekutimin e një vendimi gjyqësor të dhënë nga kjo gjykatë.

Por gjykata e Tiranes e rrezoi kete kërkesë-padi.

(d.bBalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›