E Diel, 1 Nëntor 2026

Ylber Ramadani realizon një super gol përballë Torinos

Mesfushori i kombëtares shqiptare Ylber Ramadani ka shënuar një supergol mbrëmjen e sotme përballë Torinos.

Ylli kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë nga skuadra e Leçes, duke lënë menjëherë gjurmën e tij në sfidë. Ai provoi nga distanca, duke ia dalë që të dërgojë topin në trekëndëshin e portës torineze.

Ramadani | ???????? Lecce 1-0 Torinopic.twitter.com/CnczBGwLmI

— Goals Xtra (@GoalsXtra) May 18, 2025


Pas golit, ai nuk fshehu dot emocionet, me shokët e skuadrës që shkuan të festojnë bashkë me të.

Për futbollistin e përfaqësueses, ky është goli i parë për këtë sezon në Serie A. Për të, ky është edicioni i dytë te Leçe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›