E Diel, 1 Nëntor 2026

“Youth Frost Fest”, gara dhe argëtim në pistën e skive në Dardhë

TIRANË, 3 shkurt/ATSH/ Pista e skive në Dardhë u kthye sot në një arenë energjie dhe pasioni për sportet dimërore, në kuadër të “Youth Frost Fest”.

Rreth 120 nxënës të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme sollën një atmosferë fantastike, si pjesë e Javës Evropiane të Sportit Dimëror.

Kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo duke iu referuar aktivitetit u shpreh se Korça vazhdon të dëshmojë se sporti është frymë dhe vizion për të rinjtë.

Ky aktivitet, i organizuar në kuadër të mbajtjes nga Korça të titullit “Kryeqyteti Europian i Sportit” ka në qendër aktivitete që nxisin sportin, përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Nxënësit zhvilluan gara të ndryshme të ndara sipas grupmoshave dhe gjatësisë së pistave, ku për fituesit u ndanë edhe çmime simbolike.

Aktiviteti organizohet nga Qendra Sportive Korçë, në bashkëpunim me bashkinë Korçë, në kuadër të projektit Erasmus Plus – European Week of Winter Sport, të bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›