E Diel, 1 Nëntor 2026

ZJARR NË GRAMSH, FLAKËT DREJT BANESAVE NË ERMENJË

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e djeshme pranë fshatit Ermenjë, duke u përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe terrenit të mbuluar me pisha.

Sipas raportimit të gazetarit Shkëlzen Henkoja, flakët po avancojnë me shpejtësi në drejtim të banesave, duke rritur rrezikun për banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, por situata mbetet e vështirë për shkak të përmasave të zjarrit terrenit të thyer, erresires që favorizon përhapjen e tij.

Kujtojmë se kjo zonë është përfshirë edhe më herët nga zjarret gjatë sezonit veror, ku janë djegur qindra hektarë sipërfaqe dhe janë shkaktuar dëme në banesa dhe bagëti.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të largohen nga zonat e rrezikuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›