Zbardhet atentati në Rrilë të Lezhës, 4 persona të dyshuar shpallen në kërkim, arrestohet edhe efektivi i policisë që ndodhej në berberhane

Policia e Lezhës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit në fshatin Rrilë, ku mbeti i plagosur një person.
Pas hetimeve intensive, uniformat blu kanë lëshuar urdhër-arresti për katër shtetas, të cilët dyshohet se janë autorët e sulmit, si dhe kanë vënë në pranga një efektiv policie 24-vjeç me inicialet B.K.
“Nga provat e mbledhura, rezulton se në konfliktin e armatosur janë përfshirë shtetasit me iniciale G. N., E. N., K. N. dhe M. N. Të katërt këta persona janë shpallur në kërkim dhe akuzohen për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tyre.”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Policia nuk ka dhënë detaje shtesë për shkak të sekretit hetimor.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:00 të së dielës në Njësinë Administrative Shënkoll. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave.
/rtsh.al/