E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet juglindja, reshje dëbore në Korçë/ Qarkullimi vijon normalisht

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit.

Gjatë orëve të natës janë regjistruar reshje bore me intensitet të ulët në segmentet rrugore K/Boboshticë–Dardhë.

Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë menjëherë, duke kryer pastrimin dhe kriposjen e aksit për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Aktualisht, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht, pa probleme apo bllokime dhe po monitorohet për në vazhdim.  / abcnews.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›