E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet plagosja e 22-vjeçarit, 47-vjeçari Klodjan Ndoj qëlloi të riun, i grabiti edhe makinën

47-vjeçari Klodjan Ndoj është shpallur në kërkim nga Policia e Kurbinit, pasi dyshohet se plagosi me armë zjarri një 22-vjeçar mbrëmjen e së shtunës.

I riu, i quajtur Veron Pasha, mbeti i lënduar në këmbë, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Autori i krimit u largua nga vendi i ngjarjes, duke marrë, nën kërcënimin e armës, edhe automjetin e 22-vjeçarit.

Klodjan Ndoj akuzohet për veprat penale të “plagosjes së rëndë me dashje”, “vjedhjes me armë” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”.

Ndërkohë, nuk dihet ende motivi i ngjarjes së rëndë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›