E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbardhet skema, si i zhvasnin policët e Rrugores të huajt, gjoba deri në 500 mijë lekë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me skemën e vjedhjes që 22 efektivët e Njësisë  për Sigurinë e Autostradave kishin krijuar me qëllim zhvatjen e parave nga shtetas të huaj që kryenin shkelje të qarkullimit rrugor.

Agjencia e Mbikqyrjes Policore mori indicie nga një shqiptar i Kosovës për gjobën që kishte paguar, të cilën policët e shkruanin në procesverbal dhe kishin marrë paratë, por duke mos i dorëzuar në zyrën e financës.

Gjobat varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra, të gjitha për shtetas të huaj, por pjesa më e madhe nga Kosova.

Një prej efektivëve kryesor i përfshirë në skemë ishte Gramoz Dafku, i cili në atë kohë ishte shef i seksionit të qarkullimit për Rrugën e Kombit.

Vjedhja e gjobave dyshohet se ka ndodhur gjatë vitit 2023 dhe hetimet kanë zgjatur për rreth 9 muaj.

AMP ka mundur të sekuestrojë procesverbale të gjobave dhe materiale të tjera në shërbim të dokumentimit të veprës penale, ndërsa po verifikohet shuma që besohet se është përfituar nga kjo skemë.

Konkretisht, u ekzekutuan vendimet për masat e sigurimit personal:

Nën/komisar Krenar Molla – Arrest me burg

Inspektor Gasper Gjeta – Arrest me burg

Armand Shehu – Arrest me burg

Inspekor Ndoc Pjetri – Arrest me burg

Inspektor Armir Hallaçi – Arrest me burg

Inspektor Marjan Baloj – Arrest në shtëpi

Inspektor Kastriot Gjini – Arrest në shtëpi

Inspektor Gilbert Kapxhiu – Arrest në shtëpi

Inspektor Arsim Braha – Arrest në shtëpi

Komisar Gramoz Dafku – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Shuaip Gjuta – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Artan Pëllumbi – Detyrim paraqitje

Nën/Komisar Agron Nika – Detyrim paraqitje

Inspektor Zenel Axhami – Detyrim paraqitje

Inspektor Flori Xhelo – Detyrim paraqitje

Inspektor Ismail Petku – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjovalin Tushaj – Detyrim paraqitje

Inspektor Gjelosh Laska – Detyrim paraqitje

Inspektor Flavio Ademi – Detyrim paraqitje

Inspektor Bardhok Çupi – Detyrim paraqitje

Inspektor Alfred Tushaj – Detyrim paraqitje

/vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›