E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet urdhëri i Koçiut, Sokol Bizha u emërua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në vend të Prodës

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar urdhërin e ministres së Brendshme në detyrë, Albana Koçiu, ku komandohet si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zv.Drejtorit.

Bizhga zëvendëson në këtë detyrë, Ilir Prodën, i cili u shkarkua nga detyra një ditë aps protestës së opozitës.

Kujtojmë se gjatë protestës së PD-së në 28 shkurt u hodh një sasi e madhe molotovi në ish-vilën e Enver Hoxhës, sot qendër artistike ku brenda saj ndodheshin disa artistë, duke rrezikuar seriozisht jetët e këtyre të fundit.

Lidhur me ngjarjen pati reagim edhe nga delegacioni i BE-së në Shqipëri, si dhe nga disa ambasada të vendeve të Bashkimit Europian në Tiranë, të cilët dënuan dhunën në protestën e Berishës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›