E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

Autoritetet spanjolle po hetojnë një organizatë të dyshuar kriminale me origjinë shqiptare, pas zbulimit të një sasie që mund të arrijë deri në 10 tonë kokainë në dy kapanone industriale në qytetin e Aguilas. Vlera e drogës në tregun e zi përllogaritet nga 130 deri në 145 milionë euro.

Zbulimi u bë rastësisht, pasi një paletë me kokainë ra nga një pirun ngritës gjatë zhvendosjes së ngarkesës. Punëtorët u larguan nga ambientet, ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje gjeti magazinat të braktisura.

Në kapanonin e parë janë numëruar mbi 5 mijë kilogramë kokainë, ndërsa kontrolli i një ambienti të dytë në të njëjtën zonë industriale e çoi sasinë e dyshuar në rreth 10 tonë. Numërimi përfundimtar ende nuk ka përfunduar.

Sipas hetimeve paraprake, magazinat dyshohet se përdoreshin nga një rrjet kriminal me origjinë shqiptare për ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës në Spanjë dhe vende të tjera evropiane. Deri tani nuk ka persona të arrestuar.

Lajme të Sugjeruara

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

SHBA do të pezullojë Afrikën e Jugut dhe Ruandën nga tregtia pa taksa

Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

Holanda propozon ligjin kundër varësisë nga rrjetet sociale, synohet ndalimi i scrolling pa fund dhe njoftimeve automatike

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›