E Enjte, 5 Nëntor 2026

Zbulohen 8 sirianë që ishin fshehur në një banesë të braktisur në aksin Lushnje- Golem/ Policia shpall në kërkim personin që u çonte ushqime

Në një banesë 2 katëshe të pa banuar policia e Lushnjës ka gjetur 8 shtetas sirianë.

4 burrat e 4 gratë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa banesa është në fshatin Golem, pranë aksit nacional Lushnje -Rrogozhinë.  Në vendngjarje policia ka gjetur edhe 2 makina të braktisura dhe po verifikon pronësinë e tyre.

Sipas burimeve, policia ka rënë në gjurmë të 2 shqiptarëve të cilët po i dërgonin ushqim dhe në momentin e ndjekjes ata braktisën mjetet dhe kanë ikur në drejtim të paditur. Informacioni drejt policisë Lushnje kishte disa ditë që kishte mbërritur, për fshehjen e disa klandestinëve në Lushnje, por vendi i tyre u gjet rreth orës 13:00 të ditës së mërkurë. Asnjë nga të dyshuarit për strehimin e të huajve dhe përkujdesjen e tyre nuk është kapur.

Shtetasit sirianë, janë futur në furgonin e policisë  dhe do të dërgohen në komisariatin e Lushnjës për tu marrë në pyetje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›