E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zbulohen mbi 18 mijë rrënjë kanabis, bimët narkotike u gjetën në zonat malore, disa persona nën akuzë

Edhe gjatë fundjavës policia e Shkodrës ka zhvilluar disa operacione kundër kultivimit të bimëve narkotike ku në total ka asgjësuar më shumë se 18 mijë bimë të tilla. Operacionet janë shtrirë thuajse në të gjithë qarkun, kryesisht në ato vende që policia kishte informacione për aktivitetin kriminal të disa personave në fushën e narkotikëve.

Sipas policisë në Vaun e Dejës është kapur në flagrancë një 24-vjeçar, Klevis

Preçi, si dhe është proceduar penalisht një 57-vjeçar, autorë të dyshuar të 2 rasteve të kultivimit. Në këtë zonë, blutë gjetën 300 rrënjë kanabisi. Po ashtu janë proceduar për shpërdorim të detyrave, 3 kryetarë fshatrash dhe 2 specialistë pyjesh. Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.

Edhe në Fushë Arrëz policia pas aksionit zbuloi afro 7 mijë bimë kanabisi dhe 1200 kubikë. Gjatë kontrollit u gjet edhe 10.5 kg kanabis në proces tharjeje. Pas hetimeve, ka nisur procedimi penal për kryetarin e njësisë administrative e të Fierzës si dhe për specialistin e pyjeve.

Kanabis, policia e Shkodrës gjeti në Malësi të Madhe ku u vu nën akuzë kryetari i fshatit Bratosh. Në këtë zonë u asgjësuan afro 6 mijë rrënjë. Ndërsa e njëjta sasi u zbuluar edhe në zonat Shosh Pult e Postribë./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›