E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet kontrata e reper Rrugen e Kombit

Te tjera rreth shkrimit Koncesioni per rrugen e Kombit Diten e hene do te publikohen para kushtet per garen mbi marreveshjen koncensionare per rrugen nacionale Milot- Morine njekohesisht me buletinin e prokurimeve publike ne gazeten International Herald Tribune dhe ne dy gazeta shqiptare te perditshme.

Qeveria nepermjet ministrise se Puneve Publike dhe Transportit njofton se do te jape me koncension me afat te gjate rehabilitimin
mirembajtjen dhe operimin e autostrades Milot- Morine e cila lidh qytetet e Durresit dhe Tiranes me Republiken e Kosoves.

Por nga ana tjeter koncesionari do te jete pergjegjes jo vetem per operimin dhe mirembajtjen e autostrades duke perfshire dhe mirembajtjen e tunelit te Thirres 5.6 km te gjate e operimin e nje stacioni per mbledhjen e tarifes por edhe ndertimin e dy korsive te tjera ne segmentin e pare te autostrades ate nga Fushe Miloti deri ne Rreshen qe ka mbetur pa u mbaruar si dhe ndertimin e disa strukturave shtese. Pra marreveshja do te perfshije edhe ndertim krahas mirembajtjes.

Procesi i perzgjedhjes do te kryhet me dy faza parakualifikimi dhe kualifikimi. Aplikimi i parakualifikimit duhet te dorezohet ne ministri jo me vone se ora 1500 e dates 15 shkurt 2012 nderkohe qe me 24 shkurt te vitit te ardhshem do te njoftohet se kush kalon ne fazen e fundit.

DETYRAT
Koncensionari sipas dokumentit te ministrise duhet te jete i gatshem te kryeje deturat e meposhtme te sigurojembarevajtjen dhe te mirembaje gjithe autostraden duke perfshire ketu tunelin e Thirres. Po keshtu duhet te ndertoje dhe te veje ne funksionim nje sistem pagese per te mbledhur te ardhura nga automjetet. Nga ana tjeter kompania duhet te ndertoje te gjithe sistemin e gardhit metalik gjate gjithe autostrades sistemin e ndricimit ne te gjitha mbikalimet permiresimin e tri lidhjeve ne segmentin e rruges nga Kukesi ne kufi ndertimin nga e para te mbikalimit ne Kalimash dublimin e gjithe segmentit te rruges nga Miloti deri ne Rreshen dhe ndertimin e nje ure apo nje tuneli ne Kukes sipas zgjidhjes qe do ti jape ministria.

KOSTOJA
Kompanise koncensionare do ti kerkohet ne kete menyre te kryeje investime ne masen nga 80 deri ne 100 milione euro per te kryer punimet per te cilat eshte folur sa me siper gjate kohezgjatjes se koncensionit.

PERZGJEDHJA
Kompanite mund te paraqiten ne gare vec e vec ose ne formen e konsorciumit. Ne rastin e pare ato duhet te deshmojne se kane pervoje ne fushen konkrete te marrjes se rrugeve me koncension por edhe ne ate te ndertimeve infrastrukturore duke sjelle prova se tre vitet e fundit kane patur nje xhiro jo me te vogel se nga 50 milione euro. Ne rastin e konsorciumit secila nga firmat pjesemarrese ne te duhet te kete zhvilluar aktivitet biznesi me nje xhiro vjetore prej te pakten 30 milione euro ne vit gjithnje te pakten tri vitet e fundit kalendarike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›