E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet një call center në Tiranë, 4 të arrestuar! 49 punonjës nën hetim

Policia e Tiranës ka zbuluar një call center në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku kryhej mashtrim kompjuterik.

Në kuadër të operacionit “Hold on” janë arrestuar në flagrancë 4 organizatorë dhe drejtues të kësaj veprimtarie.

“Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit E. K., 28 vjeç, A. J., 21 vjeç, E. D., 21 vjeç dhe M. M., 19 vjeç, të cilët dyshohet se administronin këtë veprimtari dhe/ose drejtonin grupet e punonjësve”, njofton policia.

Gjithashtu janë proceduar penalisht 49 punonjës, të cilët që u kapën në flagrancë, në këtë ambient.

Policia ka sekuestruar 107 pajisje nëpërmjet të cilave kryhej mashtrimi, si dhe materiale të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›