Zbulohet porositësi i kokainës, Fatbardh Çuni do të priste në Angli 7.3 kg drogë që u kap në Durrës

Fatbardh Cuni është identifikuar si pritësi i 7.3 kg. kokainë që u sekuestruan në portin e Durrësit, gjatë operacionit “Pakot”, dy ditë më parë.
Ai është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa më herët janë vënë në pranga pronari dhe drejtuesi i fugonit ku u gjet lënda narkotike, Arjan Doçi dhe mentor çuni
Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të posaçëm në dyshemenë e fugonit dhe ishte e ndarë në disa pako.
Sipas hetimeve, kokaina do të trafikohej nga porti i Durrësit drejt Anglisë, ndërkohë vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
37 vjeçari Fatbardh Cuni dyshohet se do të priste lëndën narkotike pasi të mbërrinte në Angli. Autoritetet ligjzbatuese dhe homologët e Britanisë së Madhe, gjithashtu po bashkëpunojnë për gjetjen dhe arrestimin e tij. /vizionplus.tv