E Martë, 3 Nëntor 2026

Zbulohet “shtëpia e barit” në Peqin, dy të arrestuar

 Një ambjent i përshtatur për të kultivuar lëndë narkotike u zbkulua në Peqin. Policia arrestoi pronarin, 37 vjeçarin që e kishte pajisur pronën e tij me lidhje të paligjshme energjie për ta kultivuar hashashin përmes llampave.

Uniformat blu i vune prangat edhe drejtor te Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ne Peqin  ndërsa u proceduan në gjendje të lirë dy punonjes të këtij insitucioni.

Ndaj elektricistit dhe faturistit, bashkë me drejtuesin e tyre prokuroria ngriti akuzat e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Moskallëzimit të krimit”.

Nderrsa pronari I magazines do te perballet me akuzen “Kultivim dhe prodhim i bimëve narkotike”  si dhe ate te “Vjedhjes së energjisë elektrike “.

Policia e Elbasanit njoftoi se sekuestroi, pajisje elektrike dhe sende të tjera që shërbinin për të kultivuar bimët narkotike, si dhe një sasi e vogël cannabisi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›