Zelensky: Presioni ndaj Rusisë është lehtësuar dhe tani rusët po pengojnë negociatat

Tani që dërgimi i raketave Tomahawk në Kiev duket shumë më pak i mundshëm, Moska e ka ndjerë lehtësimin e presionit dhe ka filluar të pengojë sërish negociatat që po zhvillohen me SHBA-në. Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pas zhvillimeve të fundit.
“Vetëm disa javë më parë, Putin ndjeu presion të vërtetë dhe kërcënimin e Tomahawk-ëve, dhe menjëherë tregoi gatishmërinë e tij për t’u rikthyer në diplomaci dhe sapo presioni u lehtësua pak, rusët filluan të përpiqeshin të prishnin diplomacinë dhe të shtynin dialogun”, tha ai.
Më herët, u raportua se takimi mes Marco Rubios dhe Sergey Lavrov ishte pezulluar përkohësisht.