E Martë, 3 Nëntor 2026

Zelensky, kundër shkëmbimit të territoreve/ Presidenti ukrainas: Nuk u japim tokë pushtuesve

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se ukrainasit “nuk do t’ua japin tokën e tyre pushtuesve”. Deklarata erdhi disa orë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, aludoi për lëshime territoriale për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Nga shtepia e bardhe, teksa njoftoi arritjen e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, Donald Trump la të kuptohet se marreveshja mes Rusisë dhe Ukrainës për të arritur paqen eshte afer, por mund të ketë shkëmbim territoresh.

Sipas kushteve të saj, Rusia do të merrte rajonin lindor të Donbasit dhe Krimenë, ndërsa do të tërhiqte forcat e saj nga pjesë të tjera të Ukrainës ku ka njëfarë kontrolli.  Shtëpia e Bardhë nuk e ka konfirmuar këtë, por Trump më parë tha se një marrëveshje do të përfshinte “disa shkëmbime territoresh” dhe kjo do te ishte ne te mire te te dyja paleve.

Trump tha se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duhet “të përgatitet të nënshkruajë diçka”, por deri tani Zelensky eshte shprehur kunder kesaj ideje.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të bindë edhe udhëheqësit evropianë të pranojnë një marrëveshje që do të shihte Ukrainën të hiqte dorë nga pjesë të mëdha territori, duke përfshirë rajonet Donbas, Kherson dhe Zaporizhzhia.

Trump zbuloi nderkaq se takimi me Putin do te mbahet në Alaska të premten, më 15 gusht. Por  Zelensky thotë se çdo zgjidhje pa Ukrainën do të ishte “kundër paqes”. Kievi gjithashtu nuk ka bere asnje koment per vendin e samitit Trump Putin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›