E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zelensky takohet nesër me kancelarin Scholz, çfarë do të diskutohet

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohen në Frankfurt të premten, njoftoi një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Zelensky do të marrë pjesë në një takim të grupit të kontaktit aleat për Ukrainën nesër në Ramstein, baza amerikane në Gjermaninë perëndimore.

Ministrat e mbrojtjes dhe përfaqësuesit ushtarakë të vendeve që mbështesin Ukrainën do të diskutojnë nevojat e Kievit për pajisje ushtarake.

Zëdhënësi nuk dha detaje mbi orarin se kur Zelensky mbërrin në Gjermani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›