Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka vazhduar edhe sot prezantimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar. Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara
Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka vazhduar edhe sot prezantimin e ministrave të rinj të kabinetit qeveritar.
Zëvendëskryeministri Namik Dokle ka marrë pjesë në ceremonitë e zhvilluara në disa Ministri me rastin e prezantimit të ministtave të rinj. Kështu Ai ka qënë sot në në Ministrinë e Financave ku ka perezantuar ministrin Arben Malaj, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka prezantuar ministrin Kastriot Islami, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë ka prezantuar ministrin Fatmir Xhafa.
Duke prezantuar ministrant e rinj Zëvendëskryeministri Namik Dokle u ka uruar atyre punë të mbarë dhe është shprehur për prioritetet Qeverisëse në këta sektorë të rëndësishëm. Gjithashtu Z. Dokle ka theksuar angazhimin e Qeverisë dhe të Ministrave për përmbushjen e detyrave në drejtim të integrimit të vendit në B. E. dhe strukturat e tjera europiane si dhe në realizimin e reformave për përparimin e vendit.