E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjaten hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku i Shkodrës akuzohet për shkelje të barazisë në tendera

Kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci do të vazhdojë të hetohet edhe tre muaj të tjerë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.

Ai dyshohet se ka kryer shkeje të barazisë në një tender në vlerën 700 mijë euro në vitin 2019 kur drejtonte Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

Sipas Prokurorisë abuzimet u zbuluan pas komunikimeve të gjetura në celularin e Becit.

Në hetim për të njëjtën çështje janë vënë edhe 7 persona të tjerë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›