Zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit, Ambasada gjermane: Shpresojmë që Kosova të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka përshëndetur zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës.
Me një reagim në rrjetin social Facebook, Ambasada shpreson që pas konstituimit të plotë të Kuvendit, Kosova të vijojë rrugën për formimin e qeverisë së re.
“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, thuhet në mesazh.
Ngërçi politik në Kosovë nxiti jo pak herë reagimin e ambasadave të huaja në Prishtinë, të cilat u bënin thirrje subjekteve politike për të gjetur konsensus për formimin e shpejtë të Kuvendit dhe të Qeverisë.
Zhbllokimi i ngërçit, për ndërkombëtar, është thelbësor për Kosovën për të ecur përpara me reformat e rëndësishme në të gjitha sektorët.
Dimal Basha u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës me 73 vota pro, duke i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re. Po ditë e sotme, deputetët pritet të mblidhen për të zgjedhur edhe 5 nënkryetarët. Me emërimin e 5 nënkryetarëve, Kuvendi i Kosovës arrin konstituimin e plotë të tij.
/rtsh.al/