E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Beteja e ashpër mes kandidatëve të PS, drejtuesit politikë takime me numëruesit e votave: Mos bini pre e presionit!

Një ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit, drejtuesit politikë të PS kanë zhvilluar takime me grupet e numërimit të votave.

Report Tv mëson se numëruesve iu është dhënë porosi e qartë, që të shmangin presionin, i cili mund t’ju vijë nga kandidatët, si dhe çdo lloj ndërhyrje prej tyre.

Lufta e ashpër mes kandidatëve rrit presionin dhe mundësinë e ndërhyrjes tek grupet e numërimit të votave, pasi beteja mes tyre bëhet edhe për një votë të vetme.

Porosia e drejtuesve politikë është që numëruesit t’i rezistojnë çdo lloj presioni apo joshje të mundshme prej kandidatëve./Shqiptarja.com

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›