Zgjedhjet Parlamentare në Moldavi, partia pro BE fiton mbi 50% të votave

Partia për Veprim dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes së Moldavisë, Maia Sand ka kryesuar në zgjedhjet parlamentare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u organizua nga Kremlini.
Presidentja Maja Sandu paralajmëroi për ndërhyrje masive ruse pas votimit, duke thënë se e ardhmja e vendit të saj, që ndodhet mes Rumanisë dhe Ukrainës ishte në rrezik. Ajo paralajmëroi qytetarët se e ardhmja e demokracisë është në duart e tyre.
“Mos luani me votën tuaj, përndryshe do të humbni gjithçka”,- u shpreh Sandu. Partia e saj PAS siguroi 50% të votave duke marrë shumicën e 1.6 milion votave të numëruara, shumë përpara Bllokut Zgjedhor Patriotik pro-rus që fitoi më pak se 25% të votave.
Pjesëmarrja në votime ishte 52%, më e larta në vitet e fundit. Lideri kryesor i opozitës, Igor Dodon, shpalli fitoren para se të dilnin rezultatet dhe bëri thirrje për protesta jashtë parlamentit këtë të hënë.
Sipas rezultateve paraprake partia properëndimore pritet të sigurojë rreth 55 mandate nga 101 vende në parlament, mjaftueshëm për të qeverisur pa pasur nevojë për koalicion me parti te tjera.
Zgjedhjet u shoqëruan me tensione të larta, përfshirë alarmet për bomba në qendra votimi në Itali, Rumani, Spanjë dhe SHBA. Alarme të ngjashme pati edhe në Moldavi, ku tre persona u arrestuan nën dyshimin se po planifikonin trazira pas zgjedhjeve. Moldavia përballet gjithashtu me sfidën e rajonit separatist pro-rus të Transnistrisë, përgjatë kufirit me Ukrainën, ku ndodhen trupa ruse.
Banorët e këtij rajoni kanë pasaporta moldave dhe shumë prej tyre mbështesin haptazi Moskën. Lideri socialist Igor Dodon akuzoi autoritetet për pengesa ndaj votuesve të këtij rajoni.
Firorja e Partisë Properëndimiore në Moldavi shihet edhe si një fitore e Brukselit, i cili ka kritikuar vazhdimisht Kremlinin për ndërhyrje në zgjedhjet 28 shtatorit.
Gazetare: Vjollca Zharri
/rtsh.al/