E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet/ Pjesëmarrja deri në orën 11:00, KQZ publikon shifrat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 11.

Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 16.76% nga 2559 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ.

Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 2% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 11 ka qenë 20.81%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›