E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit/ Partia Demokratike ankimon rezultatin në qarkun e Beratit

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ankimon në KAS vendimin e e KQZ-së për certifikimin e rezultatin në qarkun Berat.

Sipas kërkesës së siguruar nga gazetarja e Top Channel, Elga Menga, PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor.

Po ashtu PD kërkon zgjedhjen e pasojave duke urdhëruar përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku.

Në zgjedhjet e 11 majit, PD-ASHM, ka marrë 2 mandate, ndërsa PD 5 mandate.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›