E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste çel fushatën më 12 prill në sheshin Skënderbej

Partia Socialiste do të çelë fushatën elektorale më 12 prill, mëson gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori.

Kjo datë është zgjedhur për shkak të simbolikës së 12 yjeve në flamurin e BE-së, pasi në fokus të fushatës së PS është “Shqipëria 2030 drejt BE”.

Hapja e fushatës do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”.

Kujtojmë se data zyrtare e nisjes së fushatës është më 11 prill.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›