E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, gazetari tregon në Quo Vadis gabimet e partive në listën e kandidatëve

Gazetari Flogert  Muça tha se Partia Demokratike, me në krye Sali Berishën ka gabuar në listën e kandidatëve.

Muça u shpreh në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se opozita ka gabuar me ndryshimet e bëra në qarkun e Dibrës.

Ai shtoi se PS ka një garë më të madhe dhe më të fortë me kanditatët brenda partisë, ndryshe nga PD-ja.

“Znj. Çupi ka humbur në këto zgjedhje. E hoqën nga Dibra e sollën në Tiranë. Gabimi që ka bërë PD në qarkun e Dibrës është i dyfishuar. Doktori ka lëvizur shumë gabim me listat. Ndërsa Gjylameti ka një favor, se është parti 360 ditë, por ka një disavantazh se përballë ka ministra. Gjylameti dhe PS e kanë garën më të vështirë sesa tek PD. Në Partinë Socialiste bëhen emra, një tufë ministrash, një tufë me të rinj që kanë ambicie”, tha Muça.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›