E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, ja kur dhe ku do të votojne Rama dhe Berisha

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që mbahen sot në të gjithë vendin ku shqiptarët do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri Shqipërisë, dy drejtuesit kryesorë të forcave më të madhe politike në vend përkatësisht kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha do të votojnë në orët e paradites të kësaj të diele.

Kështu bëhet e ditur se kyesocialisti dhe njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama do të votojë në orën 09:30 dhe gjysmë ore më pas kryedemokrati Berisha do të votojë në orën 10:00 të ditës së sotme.

“Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 11 Majit 2025, ditën e diel, në ora 10:00, do të votojë pranë qendrës së votimit të vendosur në ambientet e Liceut Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.

Janë rreth 3 milionë e 713 mijë qytetarë që këtë vit gëzojnë të drejtën e votës. 114 mijë do të votojnë për herë të parë dhe po për herë të parë, procesit i është bashkuar edhe diaspora me gati 245 mijë votues.

Në fletën e votimit janë këto 11 subjekte politike, të cilat kanë shpërndarë secila nga 186 kandidatë për deputetë nëpër 12 qarqet e Shqipërisë:

Koalicioni Partia Demokratike–Aleanca për Shqipërinë Madhështore i drejtuar nga Sali Berisha

Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori

Lëvizja Atdheu e drejtuar nga Kreshnik Osmani

Koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga Endri Hasa

Partia Socialiste e Shqipërisë e drejtuar nga Edi Rama

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet i drejtuar nga Adriatik Lapaj

Aleanca Kombëtare Shqiptare e drejtuar nga Elena Kocaqi

Aleanca Demokracia e Re e drejtuar nga Edmond Stojku

Koalicioni Djathtas për Zhvillim i drejtuar nga Dashamir Shehi

Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj

Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Tom Doshi

Orari zyrtar i votimit nëpër qendrat e ndryshme të vendit është 7:00 deri në 19:00. Ora 7 e pasdites është po ashtu limiti për pranimin e fletëvotimeve që do të vijnë me postë nga diaspora. Përndryshe votat nga jashtë përtej këtij orari do të konsiderohen të pavlefshme. Procesi monitorohet nga mbi 2.100 vëzhgues.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›