E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, Elezi: Procesi zgjedhor në fazën e ankesave, sot afati i fundit

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi zgjedhor ndodhet në fazën e shqyrtimit të ankesave lidhur me rezultatet përfundimtare, të cilat KQZ i shpalli më 31 janar 2026.

Ai sqaroi se, në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet zgjedhore kanë të drejtë t’i ankimojnë vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në Gjykatën Supreme, ndërsa afati ligjor për paraqitjen e këtyre ankesave përfundon sot.

Elezi theksoi se pas mbylljes së këtij afati dhe pasi vendimet e Gjykatës Supreme të marrin formë të prerë, KQZ do të vazhdojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›