E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Basha do të thërrasë Kuvendin e PD-së më 1 qershor

Lulzim Basha do të thërrasë Kuvendin e Partisë Demokratike. Ky kuvend do të mbahet në datë 1 qershor, për prezantimin e programit të kësaj force politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“PD është e vetmja forcë politike që tregon seriozitet dhe alternativë qeverisëse”, theksohet në njoftimin e sekretarit për programin në PD”, Arbi Agalliu.

Sipas tij, Partia Demokratike është e para forcë politike në vend që po prezanton projektin e saj ekonomik dhe zhvillimor të vendit, edhe pse gara e zgjedhjeve do të mbahet në 2025-sën.

Sipas deputetit demokrat, kjo sipërmarrje tregon seriozitetin e Partisë Demokratike për të qenë alternative qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme, për të larguar sikundër thotë nga pushteti, qeverinë e korruptuar.

Gazetare: Anisa Kadesha

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›