Zgjedhjet e mesmandatit/ Lami: Tre faktorë që ‘mundën’ Trump. Për politikën e jashtme, duhet miratimi në Kongres

schedule16:32 - 4 Nëntor, 2026
Analisti Roland Lami ka komentuar zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, duke evidentuar tre faktorë kryesorë që ndikuan në rezultat.
Lami u ndal te cilësia e qeverisjes, duke theksuar se qytetarët nuk kanë konstatuar përmirësim të kushteve të jetesës, por përkundrazi, një përkeqësim të tyre.
Një tjetër faktor, ishte strategjia e ndjekur nga Trump, i cili i ftoi votuesit t’i shihnin zgjedhjet si një referendum ndaj tij.
Elementi i tretë lidhet me listën e kandidatëve, ku, sipas Lamit, dominuan besnikët e Trumpit dhe jo domosdoshmërisht figura që mund të siguronin mbështetje më të gjerë elektorale.
“ Në këto zgjedhje u përmbysën shumë ekuilibra. Tre janë pikat ku shumë analistë ndalen. E para lidhet me cilësinë e qeverisjes. Çmimet, cilësia e jetës dhe mirëqenia: konstatuan se jo vetëm nuk kishte përmirësim, por kishte përkeqësim. Shumë sondazhe e vunë re këtë. Inflacioni vijon të mbetet problem. Lufta në Iran solli një impakt të caktuar.
Elementi i dytë që shihet si problematik është strategjia e ndjekur nga Trump. Ai i ftonte elektoratin që t’i cilësonin zgjedhjet si referendum ndaj Trump. Kjo bëri të mundur mobilizimin e bazës amerikane. Pakënaqësia ndaj Trump u reflektua te humbja e kandidatëve.
Elementi i tretë ka të bëjë me listën e kandidatëve. Më shumë kishte një listë besnikësh. Këto tre elemente mund t’i kenë sjellë humbjen.
Zgjedhjet e ndërmjetme kanë të bëjnë edhe me faktin se publiku të jep mandatin për të drejtuar qeverisjen, por jo për të kontrolluar pushtetin. Pyetja është: a do t’i ketë më Trump duart e lira? Ekzekutivi atje i ka dhënë goxha kompetenca Trumpit që të qeverisë aq sa ia lejon Kushtetuta, por ka vështirësi për politikat e jashtme, sepse duhet miratimi në Kongres. Kjo mund të shihet si vështirësi që Trump nuk e kishte më parë. Është shtuar risku që të monitorohet më mirë përmes mekanizmave.”
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

