E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e mesmandatit/ Nura: Trump ka dëmtuar Perëndimin, rikthimi i demokratëve mund të ndryshojë ekuilibrat në NATO

schedule00:33 - 4 Nëntor, 2026

Politika e Donald Trump ndaj Europës dhe luftës në Ukrainë ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet transatlantike dhe rolin tradicional të SHBA-së në NATO. Në një bisedë në Ora e Fundit, analisti pranë ABC Neës Artur Nura u shpreh se administrata Trump i ka zhvendosur kostot e sigurisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa qasja e tij ndaj Vladimir Putinit ka krijuar shqetësime për të ardhmen e Perëndimit.

“Trump e ka dëmtuar perëndimin, e kam fjalën këtu BE, dhe pavarësisht se nuk e thonë duan që Trump të humbë. Dhe kur llogaritë i bën si biznesmen dhe jo si lider, atëherë bën gabime të mëdha.

Nëse do të kemi, jo në këto zgjedhje se këto projektojnë të ardhmen e pushtetit në SHBA, dhe sigurisht do të kemi një model të Biden, i cili kur nisi lufta në Ukrainë, Biden i kërkoi Zelensky për t’i shpëtuar jetën dhe përgjigjja ishte se kërkoheshin armë, dhe jo taxi për të shpëtuar jetën. Në rastin Trump Amerika po përfiton në të ardhura dhe të gjitha kostot po i paguan BE. Demokratët do kthehen në habitatin e tyre, në lidershipin e NATO-s.

Putin i intereson administrate Trump, jo ajo e partisë Demokratike. Biden e cilësoi Putin një kriminel, kurse Trump i shtroi tapetin e kuq. Populli i Ukrainës po paguan një kosto të jashtëzakonshme për të ruajtur edhe stabilitetin në Europë.Nëse do kemi një ndryshim të pushtetit do të kemi një favor për Evropën dhe Amerika bëhet ‘Great again’” – u shpreh Nura, ndërsa theksoi se Rusisë i intereson kjo SHBA me një politikan atipik

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›