E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Austri, e djathta e ekstreme mund të fitojë garën sipas sondazheve! Si renditen partitë

Ekstremi i djathtë shihet si favorit për të fituar zgjedhjet në Austri. Sipas një shkrimi të bërë nga BBC referuar sondazheve të fundit Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë në Austri po shkon drejt një fitoreje të paprecedentë.

Raportohehet se partia e udhëhequr nga Herbert Kickl deri më tani sipas projeksioneve mund të marrë 29.1% të votava, duke qenë 3 pikë para Partisë Popullore Konservatore të cilët ndodhen në 26.2%.

Partia e Lirisë (FPO) ka qenë më herët në koalicion me Partinë Popullore Konservatore.

Por Konservatorët të udhëhequr nga kancelari aktual Karl Nehammer i Partisë Popullore (ÖVP), ka thënë se është e pamundur të formohet një qeveri me dikë që adhuron teoritë e konspiracionit.

Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë të votonin në një garë të dominuar nga çështjet si emigrimi dhe azili, si dhe nga inflacioni dhe lufta në Ukrainë.

Kickl u ka premtuar austriakëve se do të ndërtojnë “Fortesën e Austrisë”, për t’u rikthyer sigurinë, prosperitetin dhe paqen. Ai ka folur gjithashtu për t’u bërë Volkskanzler (kancelar i popullit) që për disa austriakë mbart jehonë të termit të përdorur për të përshkruar Adolf Hitlerin në Gjermaninë naziste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›