E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet në Britani, “Tre luanët” do të votojnë nga Gjermania

Federata e Futbollit do të ndihmojë delegacionin e Anglisë në “Gjermani 2024” nëse ky i fundit kërkon të votojë në zgjedhjet e parakohëshme të lajmëruara nga Rishi Sunak.

Kryeministri britanik, shpalli 4 korrikun si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme.

Por në këtë histori ka edhe një detaj të vogël, i cili i ka shpëtuar kryeministrit pasi dita e zgjedhjeve do të paraprijë fazën çerekfinale të Euro 2024.

Siç dihet prej 14 qershorit deri më 14 korrik në Gjermani do të mbahet Europiani i futbollit dhe në këtë periudhë kohore janë parashikuar që të largohen nga ishulli plot 500.000 tifozë (prej të cilëve 200.000 do të jetë skocezë) në drejtim të shtetit fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›