E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Demokratët ruajnë një tjetër mandat në Florida, Lois Frankel rizgjidhet në Kongres me mbi 71% të votave

Demokratët kanë ruajtur një tjetër mandat në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA. Sipas projeksionit të Associated Press (AP), kongresmenja demokrate Lois Frankel është rizgjedhur në distriktin e 23-të të Floridës, duke mundur kandidaten republikane Deborah Adeyemi.

Me rreth 65% të votave të numëruara, Frankel kryesonte me 71.2%, kundrejt 28.8% të rivales së saj. AP e shpalli fituese në orën 19:34 me orën lokale të bregut lindor amerikan.

Fitorja e Frankel konfirmon mbajtjen e këtij mandati nga demokratët, por nuk u shton atyre një vend të ri në Kongres. Gara për kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve vijon, ndërsa numërimi i votave vazhdon në shtetet e tjera.

Lajmi kryesor:

LIVE TV-Zgjedhjet në SHBA/ Projeksionet: Demokratët kryesojnë 43 me 31 në Senat! Trump paralajmëron: Gati të përdor kompetenca të frikshme nëse humbas!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›