E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Në mesnatë mbyllen qendrat e para të votimit! Pse rezultatet në Indiana dhe Kentaki mund të shqetësojnë Trumpin?

Në mesnatë, sipas orës shqiptare, pritet të mbyllen qendrat e para të votimit në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke i hapur rrugën numërimit të votave dhe publikimit të rezultateve të para.

Procesi do të përfundojë fillimisht në disa zona të Indianës dhe Kentakit, dy shtete ku republikanët kanë tradicionalisht mbështetje të fortë.

Pikërisht për këtë arsye, rezultatet e para do të ndiqen me vëmendje. Nëse demokratët arrijnë të zhvillojnë një garë të ngushtë edhe në këto zona, kjo mund të jetë një sinjal shqetësues për Partinë Republikane të presidentit Donald Trump.

Lajmi kryesor:

LIVE TV- Zgjedhjet në SHBA, CNN: Votimi i parakohshëm tejkaloi shifrat e vitit 2022! Trump: Më të rëndësishmet në histori! Në mesnatë mbyllen qendrat e para!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›