E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Probleme me skanerët e votave në Nju Jork, ngadalësohet procesi zgjedhor! Autoritetet: Çdo votë do të numërohet

Probleme teknike me skanerët e fletëve të votimit kanë shkaktuar vonesa në qendrat e votimit në qarkun Westchester të Nju Jorkut, ku po zhvillohet një garë e ngushtë mes republikanit Mike Lawler dhe demokrates Cait Conley për Dhomën e Përfaqësuesve.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, njoftoi se autoritetet po punojnë për zgjidhjen e problemit, duke siguruar qytetarët se votat e tyre do të numërohen.

“Votuesit mund të vazhdojnë të plotësojnë dhe dorëzojnë fletët e votimit në mënyrë të sigurt. Votat tuaja do të numërohen”, deklaroi ajo.

Ndërkohë, të dy kandidatët u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në radhë dhe të mos largohen pa votuar.

Lajmi kryesor:

Hapen qendrat e votimit në SHBA, nis gara mes republikanëve dhe demokratëve për Kongresin! Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje shkoj kryeministër në Izrael

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›