E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet në SHBA/ Trump shpall 1-7 nëntorin 'Javën e Anti-Komunizmit': Amerika nuk do jetë kurrë komuniste

Vetëm pak orë përpara publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti Donald Trump ka nënshkruar një dekret shpalljeje, duke e cilësuar periudhën 1-7 nëntor si “Javën e Anti Komunizmit”.

“Shpall javën nga 1 deri më 7 nëntor si Javën Antikomuniste. U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të qëndrojnë të palëkundur në mbrojtje kundër çdo kërcënimi ndaj mënyrës amerikane të jetesës dhe të mbrojnë flakën tonë të ndezur të lirisë nga errësira e komunizmit”, thuhet në dokumentin e nënshkruar nga presidenti amerikan.

Në një postim në Truth Social ai tha se Amerika nuk do jetë kurrë komuniste.

Lajmi kryesor:

LIVE TV-Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e votimit në 6 shtete! Trump demokratëve: Gati të përdor kompetenca të frikshme nëse humbas! Ofendon Fox-in e shpall 'Javën e Anti-Komunizmit'

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›